“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji lë qelinë dhe nis takimet: Do shkoj në një fshat të Fierit ku fitoi PD-ja

2025-07-08 15:39:29 / POLITIKË ALFA PRESS
“Burgu nuk i urohet as hasmit”/ Salianji lë qelinë dhe nis

Ervin Salianji lë ambientet e burgut të Fierit, pritet jashtë nga mbështetësit

Ervin Salianji: Që tani do shkoj të falenderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD. Te ata që me rezistencë, burrëri, besnikëri, ia dalin të fitojnë. Do të nis takimet që nga ky moment. Do të bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia dhe do e dërgoj betejën në Strasburg. Do të kemi kohë të qëndrojmë më gjatë.

Në burg, e dini që thuhet burgu nuk i urohet as hasmit. Sot, kam një program, tjetër, e ndjej më shumë nën lëkurë padrejtësinë.

Happening now...