“Edi Rama po rrokulliset”/ Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë, ana tjetër ka vetëm rrogtarë
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është në rënie të lirë politike. “Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre,” u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të marrë vota, por është tashmë pa shpresë përballë verdiktit të qytetarëve.
Berisha tha se është pritur në mënyrë madhështore në çdo cep të Shqipërisë ku ka shkuar, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i cilësoi si “rrogtarë të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqe të tjera, si figurina pa shpirt.”
Sali Berisha në konferencë për mediat: Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre. Edi Rama po rrokulliset, kjo është e vërteta. Shikoni ekuilibrat e Ramës, është i aftë të shkel çdo ligj për votë, por pa shpresë, nga verdikti i shqiptarëve. Kudo ku kam shkuar kam pasur pritje fantastike, kurse ana tjetër ka pasur rrogtarë të marrë me detyrim, nga Tirana dhe qarqe të tjera si figurina.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
