Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në GJKKO Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

2026-04-30 09:06:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si

Sot në orën 12:30, në GJKKO vijon gjyqin për dosjen "Partizani", ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë.

Gjykata ka miratuar listën e SPAK me 11 dëshmitarë, 8 prej të cilëve pritet të dëshmojnë sot.

Mësohet se, i pari që do të merret në pyetje është deputeti i PS-së, Taulant Balla, si kallëzues i çështjes, i ndjekur nga ish-drejtues të klubit "Partizani".

Ndërkohë në seancën e kaluar GJKKO pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Rama pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.

Happening now...