Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes mesazheve politike, aleancave dhe luftës për elektoratin Gri

2025-04-10 13:21:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Ndërsa data e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 afrohet, partitë politike shqiptare kanë hyrë në një fazë intensive të fushatës mediatike, e cila po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, por edhe me përpjekje të shtuara për të fituar zemrat e votuesve, veçanërisht të elektoratit gri.

Partia Socialiste (PS):

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Partia Socialiste, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka ndezur motorët e fushatës duke nisur një tur kombëtar që synon jo vetëm të forcojë strukturat ekzistuese, por edhe të motivojë anëtarësinë për të rritur pjesëmarrjen dhe mobilizimin elektoral.

Rama, gjatë takimeve me organizatat socialiste në të gjithë vendin, ka theksuar se ky mandat është vendimtar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Partia Demokratike e Rithemeluar (PD): Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila funksionon përmes Komisionit të Rithemelimit pas shpalljes non-grata të liderit të saj nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, ka krijuar një koalicion me 25 parti të tjera opozitare, i njohur si "Aleanca për Shqipërinë Madhështore".

Kjo aleancë përfshin aktorë si Partia e Lirisë (Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg), Partia Republikane (Fatmir Mediu), PDIU (Shpëtim Idrizi) dhe parti të tjera të spektrit të djathtë.

Demokratët Euroatlantik dhe Lulzim Basha: Një parti e djathtë Pro-Perëndimore dhe në mbështetje të SPAK

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Ky grupim synon të paraqesë një alternativë të qartë, duke vendosur theksin te vlerat perëndimore, shteti i së drejtës, integrimi evropian dhe partneriteti me SHBA e SPAK.

Basha ka theksuar se objektivi i tij nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të ndryshuar mënyrën se si bëhet politika në Shqipëri.

Në një sërë intervistash dhe fushatë online, ai është përpjekur të distancohet nga praktikat e vjetra politike dhe ka bërë thirrje për një politikë më të pastër dhe më transparente.

Koalicioni i tij ka tërhequr figura të reja, përfshirë profesionistë të rinj, për një PD moderne dhe të orientuar nga BE dhe NATO.

Fushata mediatike për zgjedhjet e 11 majit 2025 po zhvillohet në një klimë politike tejet e polarizuar, nga partitë tashmë tradicionale, figura të tjera si shembulli i Lulzim Bashës po përpiqen të sjellin një frymë të re në politikën shqiptare.

“Nisma Shqipëria Bëhet”

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

"Nismën Shqipëria Bëhet”, parti e udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Nisma Shqipëria Bëhet” ka një platformë që mbështet zhvillimin e një shteti të drejtë, të pasur dhe të sigurt, duke i dhënë prioritet mirëqenies sociale dhe mbështetjes ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë. 

Fushata e tyre është e orientuar nga ideali i një Shqipërie që bëhet përmes bashkëpunimit dhe punës së ndershme.

“Lëvizja Bashkë”

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

 “Lëvizjen Bashkë”, një parti e drejtuar nga Arlind Qori që përfaqëson të majtën sociale dhe progresive në skenën politike shqiptare.

Fushata e “Lëvizja Bashkë” është fokusuar te kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët. Mesazhi i tij është veçanërisht tek të rinjtë, punonjësit dhe ata që ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja publike.

“Partia Mundësia”

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Partinë Mundësia”, një subjekt i ri që drejtohet nga Agron Shehaj që mbështet vlerat e tregut të lirë, lirisë individuale dhe pa korrupsion.

Në fushatën e 11 majit, “Partia Mundësia” synon të mobilizojë qytetarët dhe të ofrojë një alternativë të besueshme për ata që kërkojnë një qeverisje të ndershme, pa lidhje me sistemin klientelist.

Djathtas për Zhvillim”

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Djathtas për Zhvillim” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ai është angazhuar për një të djathtë që mbështet zhvillimin ekonomik përmes politikave liberale.

Fushata e “Djathtas për Zhvillim” është e fokusuar te një vizion për zhvillimin e qëndrueshëm, duke vënë theksin në risitë ekonomike dhe reformimin e institucioneve shtetërore.

“Aleanca Kombëtare Shqiptare”

Fushata e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 11 Majit 2025: Mes

Aleancën Kombëtare Shqiptare”, një parti që drejtohet nga Elena Kocaqi.

Fushata e “Aleancës Kombëtare Shqiptare” është e orientuar te një Shqipëri që është më afër idealeve patriotike dhe kombëtare. Ajo përdor një gjuhë të fortë dhe simbolike për të bashkuar qytetarët shqiptarë rreth idealeve të një kombi të bashkuar.

Gara për elektoratin gri dhe të papërcaktuar mbetet vendimtare, dhe mediat – si tradicionale ashtu edhe ato sociale – do të luajnë një rol kyç në formësimin e perceptimeve dhe rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve./Alfapress.al

Happening now...

ideas