Gjokutaj 'explodes' against Democratic MPs! Writes to Berisha: I do not tolerate the attacks of Sara Miles and Zegjine Çaushi

Avokati i Sali Berishës është ndjerë i keqardhur që Grupi Parlamentar i PD-së nuk e ka mbrojtur Doktorin në debatin e tij të kësaj të enjte me Zegjinenë e Fierit dhe deputeten e Elbasanit, Sara Mila.
Në një postim në profilin e tij, Gjokutaj i shkruaj Berishës, duke i shprehur keqardhjen e tij për këtë gjë dhe i kërkon deputetëve të PD-së t’ia kursejnë Doktorit përballjen me këto deputete.
“I nderuar Doktor!
Me aq kohë sa pata sot ndoqa seancën parlamentare!
Pashë edhe histerinë sulmuese të Sara Miles dhe Zegjine Çaushit ndaj Jush!
Më erdhi shumë keq që Grupi Parlamentar i PD nuk pipëtiu ndaj këtyre Zonjave tek fyenin Kryetarin e tyre!
E kuptoj dhunën e Pushtetit ndaj Opozitës por nuk mund të pranoj frikën apo mosreagimin e Saj ndaj Tij qoftë edhe verbalisht!
Te nderuar Deputetë të PD!
Ju lutem kursejani Doktorit së paku debatin me Zegjinenë apo ju vjen zor të merreni me të?” – përfundon postimin e tij avokati i Berishës, Genci Gjokutaj.
Happening now...
ideas
When bandits are surrounded by fools!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
