Attempted robbery at 'FiBank', police provide details: The perpetrator took 8 million lek at gunpoint

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank një ditë më parë (12 shkurt) në Tiranë. Në njoftimin zyrtar blutë e kryeqytetit sqarojnë, se autori Bardhyl Fusha 61 vjeç arriti që të marrë 8 milionë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thote policia.
Në dëshminë e tij para policisë ai tha se e kreu aktin e grabitjes pasi kishte borxhe. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se me duheshin lekët”, tha ai.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
We are witnesses to the atrocity that is taking place in Vlora!
When crisis becomes a system: Dilemmas of the Republic of Kosovo
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
