"My party threw me out on the street", Dash Sula gives the floor to Rama: I have three non-negotiable things! Message to the Democrats

2026-02-13 12:00:52 / POLITIKË ALFA PRESS

"My party threw me out on the street", Dash Sula gives the floor to

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, sot kryeinspektor ka vlerësuar për vizionin kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se partia ku ai kishte kontribuar për 20 vite e kishte nxjerrë në rrugë.

Ai tha se qeveria Rama i kishte dhënë atij mundësi, ku pas konkurrimit, kishte dalë i pari.

Ju vlerësoj për vizionin që keni. Ndoshta është e pamundur dhe e paimagjinueshme që për një demokrat prej 20 vitesh politike, në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar, gjuajtur me gurë shtëpisë apo qeverisë tuaj, por diferenca është thelbësore. Aty ku kam kontribuar dhe dhënë dhe kam fituar gara të paimagjinueshëm dhe garën e fundit që del i pari, dhe del në rrugë, te qeveria jote, mora kurajon dhe konkurroj dhe dal i pari.

Të gjithë , edhe ato demokratë duhet të besojnë dhe të konkurrojnë dhe të kenë besim të ai vend punë që konkurrojnë. Zoti kryeministër në ditën e parë të këtij takimi unë ju them se tre gjëra i kam të panegociueshme. Do kem përkushtimin tim , telefoni im do jetë i hapur dhe nëse do gjendet një moment i mbyllur nga kryeministri, ministrja apo çdo qytetar, ju garantoj për integritetin tim moral dhe besoj të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka te jetë qeveria…

Ju them të gjithëve që do të ketë drejtësi. Çdo rekrutim do ta ketë shansin zero që do paguajë, apo do shkojë te miku apo që do futet në punë nëpërmjet ryshfetit, kjo do jetë zero. Do ketë drejtësi mua i pari, deri te inspektori i fundit. Do krijojmë një frymë mjaft pozitive dhe sfida mbetet ndërtimi i një sistemi që do fokusohet te bizneset, por edhe te digjitalizimit. Ndërtim i një sistemi të parandalimit dhe mbrojtje në çdo moment”, tha ai.

 

Happening now...

ideas