"We are loyal to Sali Berisha"/ Salianji met the Democrats of Kukës, the DP branch attacks him: We do not accept personal adventures from people who have no connection to the base

2026-04-20 11:25:48 / POLITIKË ALFA PRESS

"We are loyal to Sali Berisha"/ Salianji met the Democrats of

Dega e Partisë Demokratike në Kukës, ka dalë me një reagim të fortë kundër takimit që Ervin Salianji ka zhvilluar pasditen e djeshme me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin verior, duke e akuzuar ish-deputetin se po përçanë PD.

Sipas degës së PD Kukës, takimi i djeshëm ka qenë një akt i shëmtuar politik nga Ervin Salianji, një mbledhje private që sipas forumit zyrtar të Partisë Demokratike, nuk ka asnjë lidhje me strukturat dhe anëtarët besnikë të bazës.

"Ky nuk ishte takim me demokratët e Kukësit. Ky ishte një grumbullim i vogël individësh, që nuk ishin fare demokratë të Kukësit, nuk përfaqësonin asnjë strukturë zyrtare të degës sonë dhe as vullnetin e bazës sonë besnike.

Salianji po përpiqet të krijojë iluzionin e një lëvizjeje, por e vetmja gjë që po arrin është të tregojë se sa larg është nga realiteti i Partisë Demokratike dhe nga vullneti i vërtetë i demokratëve tanë", thuhet në tej në reagim.

Partia Demokratike e Kukësit thekson se ajo qëndron e bashkuar, e fortë dhe plotësisht besnike ndaj udhëheqjes së Prof. Dr. Sali Berishës.

"Ne nuk pranojmë përçarje artificiale, nuk pranojmë aventurizëm personal dhe nuk lejojmë që ambiciet personale të ndokujt të minojnë unitetin tonë në këtë moment vendimtar për opozitën shqiptare.

Ne nuk jemi me ata që kërkojnë të dobësojnë opozitën nga brenda, por me ata që luftojnë çdo ditë për ta çuar PD-në në pushtet dhe Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kukësi ka qenë, është dhe do të mbetet një bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike", përmbyllet deklarata.

 

Happening now...

ideas