“Koha e fjalëve ka mbaruar”, Jupi: Vendet e suksesshme nuk maten më vetëm ekonomia

Në një moment vendimtar për të ardhmen kulturore dhe kreative të Shqipërisë, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka prezantuar një plan ambicioz që vendos artin, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare në qendër të zhvillimit.
Me një vizion të qartë dhe konkret për të transformuar sektorin kulturor në një motor ekonomik dhe identitar për vendin, Jupi sjell një platformë që fuqizon krijuesit dhe e kthen krijimtarinë në aset kombëtar. Programi i saj parashikon rritje buxheti, lehtësira fiskale për artistët, mbështetje për të rinjtë dhe reforma të rëndësishme ligjore që afrojnë Shqipërinë me standardet evropiane.
POSTIMI
Vendet e suksesshme nuk maten më vetëm ekonomia. Maten nga mendimi. Nga krijimtaria. Nga kultura. Shqipëria nuk bën përjashtim.
Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha për veprim. Ka ardhur dita të kthejmë artin, kulturën dhe trashëgiminë në një industri kreative, funksionale dhe konkurruese. Të fuqizojmë artistët dhe krijuesit. Të vendosim kulturën në zemër të zhvillimit kombëtar.
Si do ta realizojmë këtë?
50 milion euro buxheti për artin, kulturën dhe trashëgiminë.
0% taksë për individin krijues. Krijimtaria është pasuria jonë.
RINFOND: 1 milion euro për artistët e rinj.
+5 milion euro për prodhimin, promovimin dhe shpërndarjen e filmit shqiptar.
35% rimbursim për projektet e huaja filmike që realizohen në Shqipëri.
Ligj i ri për Sponsorizimet që lehtëson dhe nxit mbështetjen e sektorit privat për artin dhe kulturën.
Ligj për përafrimin e kornizës ligjore me BE-në për funksionimin modern dhe të pavarur të institucioneve kulturore.
Strategji Kombëtare për të Drejtën e Autorit që rrit të ardhurat nga e drejta e autorit nga 0.7 milionë sot në 7 milionë euro nesër.
Institucione të reja do të krijohen, duke sjellë më shumë mundësi për artistët dhe krijuesit. Do të rivitalizojmë qendrat artistike në 61 bashki. Do të themelojmë qendra për art bashkëkohor, letërsi dhe libër. Do të ngremë Fondin për Kreditim Kulturor dhe Agjencinë Kombëtare të Librit.
Sepse kultura nuk është luks. Është themeli i lirisë. Është ADN-ja e Shqipërisë së të ardhmes.
Ne nuk do të presim më. Ne do të veprojmë. Dhe do të ndërtojmë Shqipërinë që meritojmë.
#votoTaulandaJupi
#voto4
#votokoalicionieuroatlantik
#11maj
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
