Kryebashkiaku i Bulqizës me akuza të forta për Ramën? Alla nga seanca e gjyqit: Më mirë të më thonin të ikja...

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, cili u arrestua për shpërdorim detyre për disa tendera, ka dalë sot para gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë. Ai tha para togave të zeza se arrestimi i tij është politik. Po ashtu në gjyq do të dalin dhe zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar për këtë çështje.
“Arrestimi im është politik. Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më kërkonin të ikja, se do kisha ikur”, mësohet të këtë thënë ai, raporton për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala. Me këtë deklaratë, duket se Alla ka shigjetuar kreun e Partisë Socialiste, kryeministrin Edi Rama, pasi më herët kryebashkiaku ka shprehur dëshirën për të rikandiduar.
Kujtojmë se prej një viti Alla dhe të tjerë zyrtarë dyshohet se kanë qenë në përgjim. Prokurorë të SPAK kanë qenë në të 4 bashkitë e qarkut herë pas here për të kryer verifikime.
Emrat e të arrestuarve me urdhër të SPAK
Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë
Rubin Kola
Erion Isaku
Leonard Daci
Arseb Gjoka,
Kujtim Zogu
Denis Xholi
Rasim Daci
Dalo Gazidedja
Aqif Konesha
Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)
Ana Nishku (arrest shtëpie).
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
