Kryemadhi sulmon Yuri Kim: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj
Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
E pyetur nëse është e moralshme që Meta të kandidojë si deputet, sa kohë është në hetim, Kryemadhi tha se "është e moralshme.
Duke pasur parasysh në këtë sistem që jemi, ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim."
" Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi.
Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë.
Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
