“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”, Rama replikë me qytetarët dhe ironizon Berishën: Si keni fytyrë?

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”, teksa e pyetën se kur ka udhëtuar për herë të fundit në SHBA.
Rama deklaroi se vizitën e fundit e ka pasur kur shkoi në Amerikë për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur: “Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.
“Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika”, deklaroi kreu i qeverisë.
“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj, çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? Të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thënë non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmendni më se s’kam pasur arsye dhe s’po bëj sot këtë. Ka gjëra më të rëndësishme se non garta. Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika. Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje. Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
