Lirimi i Tahirit, ish-prokurori: Vendim luksi. U burgos për statistikë. Politika kërkonte një ministër në burg si rezultat...

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ne emisionin “Open” ne ‘news24’ është shprehur se politika ka ndërhyrë në vlerësimin e provave në çështjen e Tahirit, pasi ky i fundit akuzohej për trafik narkotikësh, që më pas u kthye në shpërdorim detyre.
Sipas tij ‘politika kërkonte një ministër në burg për statistikë’, ndërsa u shpreh se vendimi për lirimin e Tahirit është marrë në formë “luksi”, edhe pse e cilësoi atë si të drejtë.
Komenti i ish-prokurorit Beçi:
Politika ka ndërhyrë në vlerësimin e provave. Nga trafiku i lëndëve narkotike kalon në shpërdorim detyre. Trafiku i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nuk mund të kthehet në shpërdorim detyre. Ka ose nuk ka pafajësi. Politika thjesht kërkonte një ministër në burg si rezultat të drejtësisë. Ish-ministri u fut në burg për të patur një dënim të caktuar. Kur ai vuan dënimin drejtësia bën një piruetë tjetër.
Lirimi i tij nuk ka lidhje me procedurën normale. Në rastin konkret nga të dhënat që kemi do duhet të angazhohet drejtoria e burgjeve, ekspertë mjeko-ligjorë dhe gjykata për të vendosur. Vendimi është i rregullt, por është marrë në formë luksi. Cili i burgosur tjetër mund të bëjë të njëjtën kërkesë dhe t’i realizohet? Jam i bindur se ka qindra të tillë në Shqipëri me problematikën e Tahirit. Ky është privilegj i këtij personi nga procesi.
-
Arian Çani: Arsyet pse duhet të rikthehet Lulzim Basha
5 Qershor, 23:55
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

