Escalating accusations, BalkanWeb responds to Sali Berisha: Political attacks do not stop us, free media is not controlled!

2026-05-05 15:54:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Escalating accusations, BalkanWeb responds to Sali Berisha: Political attacks do

Reagimi i Balkanweb

Sulmi i radhës i kreut të opozitës Sali Berisha ndaj News24 dhe BalkanWeb nuk është më një reagim emocional i momentit, por një përshkallëzim i qëllimshëm i gjuhës dhe presionit ndaj medias, që siç u shpreh vetë ai “sapo ka filluar”. Në këtë klimë deklaratash të përsëritura dhe gjithnjë e më të ashpra, duket se qëllimi nuk është më debati publik.

Redaksia e BalkanWeb, të cilën ai e atakoi sot për herë të parë me emër, i përgjigjet duke theksuar se pavarësisht çdo sulmi apo presioni politik do të vazhdojë të ushtrojë misionin e saj informues në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Zoti Berisha,
Mosha dhe lodhja politike nuk mund të justifikojnë përçartjen tuaj të ditëve të fundit. Nëse keni fakte për akuzat që artikuloni çdo ditë ndaj News24 dhe BalkanWeb, nxirrini! Përndryshe, ajo që po bëni, është vetëm një përpjekje për të baltosur dy nga platformat më të ndjekura dhe më të besueshme në Shqipëri dhe më gjerë.

Deklaratat tuaja të përditshme tregojnë qartë një shqetësim në rritje. Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjet e Ervin Salianjit duket se se ju kanë prekur drejtpërdrejt dhe ju kanë nxjerrë nga qetësia. Por këto janë çështje të brendshme të partisë suaj, jo përgjegjësi e medias.

Zoti Berisha,
Është e pabesueshme që sulmoni pikërisht median që ju ka dhënë hapësirën më të madhe publike ndër vite. Në News24, për t’ju transmetuar ju çdo, janë ndërprerë programe të konsoliduara dhe shumë të ndjekura. Hapësira për ju është gjetur në çdo kohë kur keni dhënë deklarata me orë të tëra, dalje të njëpasnjëshme në mbledhje kryesie apo të këshillit kombëtar, apo “foltore” në qytete të ndryshme.

Dhe ju keni qenë i kënaqur me këtë, sepse dalja në News24 ju siguron audiencë të lartë. Por sapo në këto ekrane u shfaqën edhe zëra të tjerë, përfshirë Ervin Salianjin, ndryshoi edhe qasja juaj ndaj News24. Jo sepse ky televizion ndryshoi, por sepse nuk ishte më vetëm në funksionin tuaj.

Edhe sa i përket BalkanWeb, faktet janë të thjeshta e të verifikueshme në arkivë, ju jeni ndër figurat me më shumë lajme online, shpesh edhe më shumë se në çdo media tjetër, përfshirë ato shumë pranë jush.

Zoti Berisha,
Ju keni patur hapësirë të pakufizuar në ekranin e News24, sepse kjo media ka besuar te rëndësia e fjalës së opozitës, duke marrë madje edhe kosto për qëndrimin e saj.
Hapësira që ju kemi dhënë për vite të tëra ka qenë pa asnjë interes. Këtë e dinë shumë mirë deputetët dhe zyrtarët tuaj, të cilët kanë qenë të pranishëm në ekranet tona pa paguar asnjë cent dhe pa asgjë në këmbim. Por kjo duket se nuk ka më rëndësi për ju, sepse problemi juaj i vetëm është kontrolli. Ju nuk po luftoni për të marrë pushtetin; po luftoni për të mbajtur partinë. Dhe këtë e tregojnë edhe protestat tuaja të “vakëta”, që përsërisin të njëjtat thirrje për “kilometrin e fundit”, ndërkohë që realiteti në terren tregon tkurrje nga java në javë, pa asnjë efekt real.

Në të njëjtën linjë, kur kërkoni të krijoni përshtypjen e një beteje të madhe politike, mbetet e paqartë pse disa çështje publike nuk i çoni deri në fund. Sot dispononi një USB me dosjen e korrupsionit për Belinda Ballukun, por nuk e publikoni. Këtu lindin pyetjet: Përse nuk e publikoni? Çfarë ju pengon ta bëni këtë?

Po kështu, kur përpiqeni të argumentoni sulmet ndaj medias përmes zhvillimeve politike të brendshme, riktheheni vazhdimisht te e njëjta logjikë personale. Po përmendni  Lulzim Bashën si argument për sulmin, por ai është një kapitull që e keni shkruar vetë. Ju e morët, ju e rritët, ju e promovuat dhe e ngritët lart në majat e pushtetit, i dhatë partinë dhe më pas u përplasët me të.

Edhe rasti i Ervin Salianjit nuk lidhet me median. As atë nuk e solli News24 apo BalkanWeb. Edhe atë e gjetëm aty, në mesin tuaj. Pra, bie pa u ngritur pretendimi, se media është përgjegjëse për zhvillimet apo përzgjedhjet tuaja politike. Nuk është detyrë e medias të mbajë përgjegjësi për to.

Zoti Berisha,
Si pronar i Partisë Demokratike që jeni, ju tërheqim vëmendjen për sulmet ndaj pronarit të medias sonë, të cilat janë një tjetër devijim. Nuk është hera e parë që e bëni këtë, keni arritur deri aty sa të politizoni edhe çështje që nuk duhet të preken, si atëherë kur u morët edhe me ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të nënës së ndjerë të tij.

Ju na quani “avokatë” të pronarit, për të na intimiduar. Por jo! Ne jemi gazetarë. Gazetarë që punojmë të lirë dhe të pacensuruar. Pronari i medias sonë, pavarësisht se është nën sulme të vazhdueshme nga qeveria, mban një qëndrim korrekt dhe nuk ka ndërhyrë në asnjë moment në punën tonë. Kjo sepse nuk ka varësi apo detyrim ndaj asnjë force politike, dhe pikërisht kjo pavarësi është ajo që e ka bërë këtë media më të fortë dhe më të besueshme.

Ne jemi ata gazetarë që jemi në terren edhe kur përballemi e rrezikojmë nga dhuna e protestuesve tuaj dhe raportojmë mes gazit lotsjellës për “madhështinë” e protestave opozitare, që po duken gjithmonë e më “minore”.

Në fund, duket se për ju problemi nuk është më qeveria e Edi Ramës, por media që nuk kontrolloni dot. Dhe kjo është arsyeja se përse sulmet tuaja do të vazhdojnë, por edhe arsyeja se përse ato nuk do të kenë asnjë efekt!

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas