Premtimi i Ramës para zgjedhjeve: Janarin që vjen, paga minimale do të shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen.
Në komunikimin me ndjekësit live në rrjete sociale, kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se kishte premtuar rritje pagash, por nuk ka bërë gjë.
Sipas Ramës, paga mesatare është rritur dy herë.
“Nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen e pagave ne sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare te kombinuar me sektorin publik-privat, 830 euro. Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro.
Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatare do të jetë 1230 euro në sektorin publik. Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme.
Kur them që paga minimale ishte 157 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm, njerëzit e dinë”, u shpreh Rama.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
