Rama 'blinds' the heads of state! Socialists draft the protection from SPAK, Manja: Here are the 7 senior officials that the court cannot suspend

Një propozim për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale synon të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë që nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate.
Propozimi i prezantuar nga kryetari socialist i Komiisonit të Ligjeve, Ulsi Manja, parashikon shtimin e shtatë kategorive të reja në listën e funksionarëve që përjashtohen nga kjo masë ndaluese, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Manja sqaroi se ndryshimi ligjor fokusohet tek neni 242 i Kodit, i cili aktualisht përjashton nga masa e "pezullimit nga detyra" vetëm personat e zgjedhur sipas Kodit Zgjedhor, konkretisht deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Me shtesat e propozuara, numri i subjekteve të mbrojtura nga kjo masë shkon nga tre në dhjetë.
Sipas socialistëve, qëllimi i ndërhyrjes nuk është krijimi i paprekshmërisë, por garantimi i funksionimit normal dhe të pandërprerë të institucioneve më të larta të shtetit. Argumenti kryesor është se këto institucione burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.
Propozimi, tha Manja, synon të vendosë një balancë mes nevojës për hetim penal dhe domosdoshmërisë për të mos penguar ushtrimin e funksioneve kushtetuese, duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Po ashtu, Manja theksoi se ndryshimi ka natyrë thjesht procedurale dhe nuk zgjeron imunitetin kushtetues.
Sipas tij, zyrtarët në fjalë mbeten plotësisht të hetueshëm dhe të ndjekshëm penalisht. Prokuroria ruan të drejtën të kryejë hetime, ndërsa gjykata ruan kompetencën të vendosë masa të tjera sigurimi personal, si arresti në burg apo arresti në shtëpi, të cilat kufizojnë lirinë fizike të individit dhe nuk preken nga ky propozim.
Dallimi thelbësor bëhet mes "masave shtrënguese" (arresti) dhe "masave ndaluese" (pezullimi nga detyra).
Ndryshimi i propozuar prek vetëm masën ndaluese, e cila ka karakter funksional. Iniciatorët i referohen edhe qëndrimeve të Komisionit të Venecias, sipas të cilit pezullimi nga detyra përbën një ndërhyrje të tërthortë të gjyqësorit dhe është praktikisht i barabartë me një shkarkim de facto të funksionarit, duke cenuar balancën mes pushteteve.
PJESË NGA PREZANTIMI I DRAFTIT NGA ULSI MANJA
Sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie të caktuar që është përsëri një masë ndaluese por që lidhet me dënimin, me vendimin përfundimtar që shqipton gjykata. Nuk jemi tek kjo e dyta, por jemi tek pezullimi nga detyra.
Në pikën dy të këtij neni thuhet, masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektorral. Dhe referuar kodit zgjedhor, sipas ligjit elektoral sot në Shqipëri zgjidhen anëtarët e Këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Ne propozojmë që në pikën dy, pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi i ushtrimit të funksionit, pra pezullimi nga detyra. Dhe ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, avokatin e popullit, kryeministrin, zëvendës kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pra, nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 i kodit të procedurës penale e përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen edhe shtatë subjekte të tjera. Pse kemi zgjedhur këto shtatë subjekte? I jemi referuar strikt Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, burimit. Këto janë institucione që burojnë drejtpërsëdrejti nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. dhe që përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës dhe të shtetit në Republikën e Shqipërisë. Pra janë themelet e shtetit demokratik në Shqipëri.
Tani cili ka qenë qëllimi i projektligjit që ne propozojmë? Qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal të pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve më të larta të shtetit, duke ruajtur të paprekura kompetencat e prokurorisë dhe të gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.
Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë një balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për të garantuar rendin juridik, në përputhje me nenin shtatë të Kushtetutës që sanksionon parimin e ndarjes dhe balancimin e pushteteve në Republikën e Shqipërisë. Tani duhet të bëjmë të qartë në aspektin e kuadrit normativ dallimin ndërmjet masave.
Është shumë e rëndësishme të bëhet me dije për opinionin publik, por edhe për kolegët deputetë, Kodi i procedurës penale bën një dallim të qartë ndërmjet masave shtrënguese dhe ndërmjet masave ndaluese.
Masat shtrënguese, parashikohen në nenin 232 të Kodit të procedurës penale dhe janë masa sigurimi personal që kufizojnë drejtpërsëdrejti lirinë fizike të individit. Duke filluar që me ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për paraqitje, garancinë pasurore dhe përfundojnë me arrestin në shtëpi ose arrestin në burg.
Këto masa prekin drejtpërsëdrejti lirinë personale që garantohet në nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe vendosen vetëm me vendim gjykate.
Masa ndaluese të parashikuara në nenin 240 të Kodit të procedurës penale kanë karakter funksional dhe konsistojnë në pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik
Pra, ato nuk kufizojnë lirinë fizike të individit, por ndikojnë drejtpërsëdrejti në ushtrimin e ndikimit të një funksioni kushtetues të rëndësishëm për funksionimin e shtetit.
Ndryshimi që ne propozojmë në nenin 242 paragrafi i dytë i Kodit të procedurës penale duhet të jemi të qartë, nuk prek strukturën e masave shtrënguese, nuk ndryshon kriterin e aplikimit të tyre nga gjykata dhe nuk cënon kompetencën e gjykatës për caktimin e tyre sipas ligjit.
Pra, ndërhyrja që ne propozojmë ka natyrë proceduriale dhe nuk përbën zgjerim të imunitetit kushtetues. Të jemi të qartë. Ne me këtë ndryshim nuk po synojmë të zgjerojmë imunitetin kushtetues të zyrtarëve publik apo funksionarëve kushtetues në Republikën e Shqipërisë.
Pra, ne nuk e prekim fare, nuk i prekim fare dispozitat kushtetuese që rregullojnë imunitetin e funksioneve të caktuara dhe nuk shtojmë privilegje individuale me këtë ndryshim. Absolutisht. Subjektet që ne përfshijmë te ky ndryshim mbeten plotësisht të hetueshme dhe të ndjekshme penalisht.
Organi i akuzës e ruan të drejtën për të kryer hetime dhe për të ushtruar ndjekjen penale. Gjykata ruan kompetencën për të vendosur masa sigurimi personal në përputhje me kushtetutën dhe ligjin.
Por ndryshimi synon një trajtim procedural të diferencuar për funksione të caktuara kushtetuese, në mënyrë që ushtrimi i tyre të mos pengohet në mënyrë të panevojshme, duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe balancën institucionale. Argumentimi kushtetues duke u nisur nga hierarkia e normave.
Projektligji vjen në përputhje me nenin katër të Kushtetutës, 18 të Kushtetutës, dhe me nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që ka të bëjë Neni katër, parimi më i rëndësishëm i shtetit të së drejtës.
Neni 18, parimi shumë i rëndësishëm i barazisë para ligjit. Neni 116 i Kushtetutës që flet për supermacinë e Kushtetutës në hierarkinë e normave në shtet, dhe neni shumë i rëndësishëm që është neni shtatë i Kushtetutës që ka të bëjë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Ky ndryshim që ne propozojmë nuk ndërhyn në kompetencat e pushtetit gjyqësor, nuk e kufizon juridiksionin penal, por harmonizon ushtrimin e funksioneve kushtetuese me procesin penal.
Parimi i proporcionalitetit respektohet, pasi ndërhyrja është e kufizuar, nuk heq përgjegjësinë penale, nuk pengon hetimin apo gjykimin, por vetëm rregullon mënyrën e aplikimit të një mase të caktuar ndaj funksioneve të nivelit kushtetues.
Sepse, siç e dimë, edhe siç e ka mbajtur qëndrimin e vazhdueshëm edhe Komisioni i Venecias që i ka trajtuar gjerësisht çështjen e imuniteteve, çështjen e barazisë para ligjit, çështjen e proporcionalitetit në ndërhyrjen e pushteteve tek njëri-tjetri, apo çështjen e balancës ndërmjet pushteteve, kur ka trajtuar imunitetet kushtetuese apo imunitetet proceduriale, është shprehur shumë qartë që pezullimi nga detyra është një ndërhyrje e tërthortë e sistemit gjyqësor në pushtetet e tjera, çka çon në një shkarkim de facto të një funksionari publik që është bartës i një funksioni kushtetues. Pra është baraz me shkarkimin.
Happening now...
ideas
Rama's game with Belinda's three revocable resignations!
The food mafia in Albania, more dangerous than drug traffickers….
Berisha, by attacking Basha, is helping Rama
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
