Shtyhen ndryshimet në statut, Kryesia e PD-së nuk arrin dakordësi

2026-05-27 23:20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Shtyhen ndryshimet në statut, Kryesia e PD-së nuk arrin dakordësi

Kryesia e Partia Demokratike nuk ka arritur të japë dritën jeshile për ndryshimet në statut gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të martë.

Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se diskutimet për draftin do të vijojnë edhe nesër, pasi gjatë mbledhjes janë shfaqur kundërshti lidhur me përmbajtjen e tij.

Sipas të njëjtave burime, pritet që drafti të pësojë disa ndryshime përpara se të hidhet për miratim. Ende nuk dihen pikat konkrete që kanë sjellë debat mes anëtarëve të Kryesisë. 

 

Happening now...

ideas