Me kapele dhe të veshur me të zeza, momenti kur shqiptarët i afrohen biznesit të personit që plagosën në Athinë! Morën celularë dhe para

27 Maj 2026, 23:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me kapele dhe të veshur me të zeza, momenti kur shqiptarët i

Mediat greke kanë publikuar momentin kur shqiptarët, që u përfshinë në një sulm me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Athinë, hyjnë brenda një biznesi celularësh dhe qëllojnë me armë zjarri ndaj pronarit.

Në fillim u raportua se njëri prej tyre ka hyrë në biznes dhe ka qëlluar, por nga pamjet, shihen edhe të tjerët, megjithatë nuk dihet se sa kanë qëlluar. Sipas mediave greke, pronari palestinez i dyqanit u plagos në kofshë.

Një kamera sigurie ka kapur edhe momentin kur autorët e krimit mbërrijnë në vendngjarje, të veshur me rroba të zeza, kapele dhe maska. Përpara tyre, një grua me një karrocë fëmijësh bën një hap prapa sapo i sheh, dhe ata vazhdojnë të qetë.

Autorët, sipas raportimeve, gjatë largimit kanë marrë një numër të panjohur telefonash celularë, si dhe para.

Ata janë larguar më pas me një automjet ti BMW ngjyrë gri, por teksa po përpiqeshin t’i iknin policisë, janë përplasur me dy tre mjete të tjera. Tre u vunë në pranga, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Po ndodh...

ide