Juventusi do shesë më shumë lojtarë! Comoli: Champions-in e kompensojmë me Evropa League-n dhe Vlahoviçin

27 Maj 2026, 20:58 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi do shesë më shumë lojtarë! Comoli: Champions-in e

Juventusi do të lejojë largimin e më shumë lojtarëve nga sa parashikohej. Si pasojë e skualifikimit nga zona Champions, Zonja e vjetër ka pësuar humbje financiare. Drejtori teknik për këtë thotë se do të jenë të ardhurat nga Europ League dhe Kontrata e Vlahoviç që do të stabilizojnë financat. Megjithatë në merkato do të kërkohen më shumë fitime

Juventusi e mbylli seria a në vendin e gjashtë, por kjo nuk do të pasohet me pasoja financiare edhe pse zonja e vjetër nuk arriti të kualifikohet në Champions. Objektivat financiare afatmesme dhe afatgjata

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli shton se edhe pagat pritet të jenë të njëjta për të shpresuar në ndryshimin e madh në sezonin e ardhshëm të futbollit.

Objektivat thuhet më tej mbeten në përputhje me ato të përcaktuara në planin strategjik. Bonuset që do të duhej të merreshin nga Liga e Kampionëve pritet të zbuten disi nga nga Liga e Evropës, me një deficit të vlerësuar prej rreth  30 milionë eurosh. 

Por kursimet duket se vijnë nga kontrata 40 milionë euroshe të Dushan Vlahovic. Edhe nëse sulmuesi serb do të rinovonte paga do të përgjysmohej. 

Problem do të mbetet nëse do të ketë sanksione nga UEFA N për mosrespektimin e parametrave të Fair Play Financiar.

Në rast se do të ketë një vendim të tillë, Comoli shton se do të kërkohet të arrihet një marrëveshje mbi zbatimin për të mos rënduar klubin. Nga ana tjetër, edhe Spalleti tashmë ka nisur të projektojë ekipin e tij.

“Jemi dakord për rregullimet që duhen bërë, madje edhe me Spalletti-n. Sa i përket rregullimeve. Mmund të bëjmë një shitje më shumë se sa kishim në mendje, sepse duhet të bëjmë që ana financiare të funksionojë. Por nuk do t'i zbuloj emrat e lojtarëve. Kjo nuk do të thotë që do ta dobësojmë ekipin: duam të ndërtojmë një skuadër konkurruese”, tha Comoli.

Megjithatë, mediet e përtej Adriatikut shkruajnë se brenda së hënës drejtuesit e klubit do të ulen për të vendosur piketat e qarta.

Po ndodh...

ide