Uganda mbyll kufirin me Kongon, shkak shpërthimi i virusit Ebola, rritet numri i të prekurve

Autoritetet në Uganda kanë njoftuar mbylljen e menjëhershme të kufirit me Republikën Demokratike të Kongos për shkak të përhapjes së virusit Ebola, ndërsa numri i rasteve ka arritur në rreth 1,000.
Sipas mediave ndërkombëtare, vendimi u mor nga grupi lokal i punës kundër Ebolës pas rritjes së rasteve të punonjësve shëndetësorë ugandas që dyshohet se janë ekspozuar ndaj virusit nga pacientë kongolezë që kishin kaluar kufirin përpara shpalljes zyrtare të shpërthimit më 15 maj.
Këtë herë bëhet fjalë për një variant të rrallë të virusit, të njohur si “Bundibugyo”, për të cilin ende nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të konfirmuara.
Autoritetet shëndetësore po shprehin shqetësim të madh për përhapjen e mundshme të virusit në rajon.
????️ Uganda Temporarily Closes DRC border for Four Weeks Over Ebola#NewsInBytes #VisionUpdates pic.twitter.com/BSZhdeyGSX
— The New Vision (@newvisionwire) May 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë e Ugandës bëri të ditur se kalimet kufitare me Kongon do të lejohen vetëm në raste emergjente, si transporti i mallrave, operacionet e sigurisë apo ndërhyrjet që lidhen me menaxhimin e shpërthimit epidemik.
Personat që do të hyjnë nga Kongo në kushte emergjente do t’i nënshtrohen vetëizolimit të detyrueshëm për 21 ditë.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128