Aksident në afërsi të Fierit! Përplasen dy makinat, mbeten të plagosur 4 persona
27 Maj 2026, 16:03 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostarit.
Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128