Kina paralajmëron në OKB: Po ndodhin ndryshimet më të mëdha në rendin ndërkombbtar që pas Luftës së Dytë Botërore

Kina deklaroi se rendi ndërkombëtar po kalon ndryshimet më të thella që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa paralajmëroi për rritjen e tensioneve globale dhe dobësimin e parimeve të OKB-së.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, u shpreh se parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara po injorohen dhe se marrëdhëniet ndërkombëtare ndodhen nën presion të madh.
Deklarata u bë pas një mbledhjeje të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, e drejtuar nga ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Kina, e cila mban këtë muaj presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, e thirri mbledhjen me fokus forcimin e sistemit ndërkombëtar me në qendër OKB-në.
Sipas Pekinit, Wang Yi propozoi pesë masa kryesore për forcimin e Kartës së OKB-së, rolit të Këshillit të Sigurimit, bashkëpunimit për zhvillim, qeverisjes globale dhe rritjes së efektivitetit të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Autoritetet kineze theksuan se situata aktuale globale kërkon më shumë bashkëpunim ndërkombëtar dhe respektim të rregullave të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128