Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë
27 Maj 2026, 14:39 / AKTUALITET
Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, duke kundërshtuar vendimin më të fundit të dhënë nga Gjykata e Lartë. Kërkesa është paraqitur zyrtarisht të hënën nga mbrojtja e tyre ligjore.
Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë prishjen e vendimit aktual dhe rikthimin e dosjes për shqyrtim të ri. Në argumentet e paraqitura pretendohet se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor, si edhe të drejtat e garantuara nga Kushtetuta.
Dosja lidhet me grabitjen spektakolare të ndodhur në Rinas, një prej episodeve kriminale më të përfolura në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128