BE uron Kurban Bajramin: Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet në çdo familje

27 Maj 2026, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

BE uron Kurban Bajramin: Urojmë që kjo ditë të sjellë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e festës së  Kurban Bajramit.

“Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet në çdo familje”, thekson Delegacioni i BE në një postim në rrjetet sociale.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s.

Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabesë, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi.

Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Po ndodh...

ide