Mediat iraniane: Draft-marrëveshja me SHBA parashikon bashkëmenaxhim të Hormuzit nga Irani dhe Omani

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se drafti i memorandumit që po negociohet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara parashikon bashkëmenaxhimin e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe Omani.
Sipas televizionit shtetëror iranian, marrëveshja në diskutim përfshin edhe tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga rajoni dhe heqjen e bllokadës detare.
Në këmbim, Irani do të angazhohej që brenda një muaji të rikthente qarkullimin e anijeve tregtare në Hormuz në nivelet para luftës.
Drafti parashikon gjithashtu që kontrolli dhe menaxhimi i trafikut detar në këtë zonë strategjike të realizohet nga Irani në bashkëpunim me Omanin.
Sipas raportimeve, nëse brenda 60 ditësh arrihet një marrëveshje përfundimtare, ajo mund të miratohet edhe në formën e një rezolute detyruese nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Megjithatë, autoritetet iraniane theksojnë se dokumenti nuk është finalizuar ende dhe se Teherani nuk do të ndërmarrë asnjë hap pa garanci dhe verifikime konkrete.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128