E rëndë në Greqi/ Ishte duke luajtur, 10-vjeçari bie aksidentalisht në një kanal ujitës dhe ndërron jetë

27 Maj 2026, 13:58 / BOTA ALFA PRESS

E rëndë në Greqi/ Ishte duke luajtur, 10-vjeçari bie

Një tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një djalë 10-vjeçar humbi jetën pasi ra aksidentalisht në një kanal ujitës dhe dyshihet se u mbyt.

Sipas mediave greke, fëmija u gjet pa ndjenja rreth orës 11:45 në një kanal ujitjeje në zonën e Iraklias. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e shpëtimit, ndërsa në operacion morën pjesë 9 zjarrfikës me 3 automjete.

10-vjeçari u nxor nga kanali dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Iraklias, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Autoritetet pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka dyshime për veprim kriminal. Raportohet se fëmija po luante pranë në zonë, kur dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.

 

Po ndodh...

ide