Makina përplas një vajzë në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një çikliste.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën ‘Sazani’, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Një automjet tip ‘Opel’ me targa AB 187 LH, i drejtuar nga shtetasi K.D., 45 vjeç, ka përplasur një këmbësore 21-vjeçare me inicialet M. C.
Si pasojë e përplasjes, e reja ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për marrje në pyetje, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128