Si i shpëtoi masës së sigurisë dhe hetimit pasuror njeriu ‘Big’ i dosjes AKSHI?

Sipas prokurorisë, dyshohet se biznesmeni Ergys Agasi, përmes kompanisë ‘EA Solution’, ka faturuar miliona euro për punë të pakryera ndaj kompanive që fitonin tenderat në AKSHI.
Vetë zonja Karçanaj ka dhënë sqarime mbi dosjen hetimore dhe gjetjet e prokurorisë në vendimin e sekuestros së pronave ku përfshihen apartamentet si dhe vetura tip Tiguan.
“Nuk ka asnjë qindarkë të fshehur. Unë aktualisht jetoj në një shtëpi me qira, deri në fund të vitit 2024 jetoja në shtëpinë ku kam lindur, një apartament 64-vjeçar që i përket kohës së Enverit. Pronat e mia nuk kanë lidhje me titujt bombastikë. Unë zotëroj në Qerret një apartament 1+1, 60 metra katrorë, që e zotëron babai i fëmijëve të mi. Unë nuk drejtoj makinë, unë nuk kam makinë. Bëhet fjalë për një Volkswagen Tiguan të vitit 2016, e blerë 10 vite më parë, që e përdor babai i fëmijëve të mi, sërish e deklaruar”, u shpreh Karçanaj në Top Story.
Në vendimin e sekuestros, mes të tjerash, prokuroria thotë se ka pasur raporte konkrete financiare mes dy ish-titullarëve të AKSHI-t. Një e dhënë që nxjerr në sipërfaqe edhe rolin e Daniel Shimës. Gjurmët e tij janë në raportet kontraktuale dhe pagesat e dyshimta që citohen nga dosja hetimore.
“Në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat, të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën, bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar nga shtetasi Daniel Shima vlerën prej 200.000 euro, në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani nëpërmjet shtetasit Daniel Shima. Në disa raste ka marrë kuti vere të mbushura me kartëmonedha euro”.
Bazuar në këto të dhëna dhe të tjera informacione, së fundi u regjistrua si person nën hetim edhe Daniel Shima. Ai akuzohet për “grup kriminal”, “kryerja e veprave në kuadër të organizatave kriminale”, shkelje e barazisë në tendera dhe korrupsion. Por, bie në sy fakti se për këtë shtetas nuk është caktuar asnjë masë sigurimi personal apo ndaj interesave të tij miliona euro të zbuluara.
“Në rast se do të përgjigjem si avokat, mua më lindin dyshime se ndoshta personi në fjalë mund të jetë një bashkëpunëtor i organit të akuzës. Për aq kohë sa ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza si personat e tjerë dhe karshi personave të tjerë ka masa sigurimi, ndërsa ndaj tij jo, më bën të mendoj se si mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Dhe në raste të tilla, lehtësime karshi bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka gjithmonë, qofshin këto edhe mosvendosja e masës apo mosmarrja e të njëjtave tagra siç kanë të bashkëdyshuarit e tjerë, sepse në momentin që një person i jep të dhëna organit të akuzës, pa të cilat organi i akuzës nuk mund të bënte asnjë hetim të denjë apo të dilte në konkluzione përkatëse, normalisht që personi që bashkëpunon përfiton disa benefite”, u shpreh Ermal Hamataj, avokat.
“Ka ndodhur shpesh herë që Prokuroria e Posaçme ka hetuar qoftë edhe persona të rëndësishëm dhe të veshur me pushtet dhe në përfundim ose në mes të hetimeve, kur ka pasur arsye që ky person do t’i largohej përgjegjësisë penale apo do të kryente një vepër po aq të rëndë apo më të rëndë, apo do të intimidonte dëshmitarët, do të vendoste në rrezik marrjen e provës ose vërtetësinë e tyre, sigurisht që është caktuar masë sigurimi, pra jo domosdoshmërisht një person që hetohet duhet t’i caktohet masë sigurimi”, u shpreh Arber Hoxha, avokat./TCH
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128