SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres, debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Ramës dhe Ballukut

Zbardhen debatet brenda Konferencës së Kryetarëve, ku objekt debati është bërë çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar diskutimet brenda mbledhjes.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku theksoi se Kuvendi po mbron të korruptuarit, si në rastin e Ballukut.
Jorida Tabaku: Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.
Gazment Bardhi: Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen.
Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
The great loneliness of the West and liberal democracy
Corruption money is buying political time.
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
