
Statusi i Ramës, reagon Gjykata Kushtetuese: E papranueshme çdo formë ndikimi për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin tonë

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas statusit të djeshëm në X, të kryeministrit Rama që foli mbi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro.
Reagimi i plotë
Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.
Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve.

Why is everyone in the DP competing for Berisha's 'bust'?
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128