
“Tabela e korrupsionit: 7x7=313, shkaku që varfëron shqiptarët”, Basha: Pas 12 vitesh, shqiptarët meritojnë drejtësi dhe mirëqenie

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në degën 6 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Nevila Nika, Azgan Haklaj dhe Saimir Lika, përpara strukturave të koalicionit.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se në 12 vite sidomos në katër vitet e fundit, qeveria e Edi Ramës ka bërë pazar për interesa të ngushta personale, duke dëmtuar interesat e shqiptarëve.
Ai solli në vëmendje pasojat e korrupsionit, ekonomisë në rënie, rritjes së çmimeve, taksave dhe largimit të rinisë, duke e lidhur këtë situate, siç e quan ai me, matematikën e korrupsionit të Ramës, "7x7=313".
Basha akuzoi Ramën dhe aleatët e tij për përfitime të paligjshme dhe theksoi se vetëm me një ndryshim të thellë mund të sigurohet një ekonomi e qëndrueshme dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë. “Hallet e shqiptarëve nuk kanë të bëjnë me hallet e Edi Ramës dhe shokëve të tij," tha Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ata që bëjnë sikur janë të lidhur me njëri-tjetrin, por në fakt rrinë me thika pas shpine, sepse gjithësecili prej tyre ka hallin e vet, interesin e vet. Dhe kështu kanë rrugëtuar për këto katër vite duke bërë Pazar me njëri-tjetrin për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Asgjë nuk i mban bashkë nga ato që bashkojnë shqiptarët. Hallet e tyre nuk janë halet e shqiptarëve. Hallet e shqiptarëve kanë burim korrupsionin, ekonomia në rënie, çmimet në rritje, kostot e jetës të papërballueshme, shumëfishimi i taksave, rënimi i shëndetësisë dhe arsimit, largimi masiv i rinisë shqiptare në veçanti dhe i shqiptarëve në tërësi, janë pasojat e drejtpërdrejta të këtij korrupsioni të ulur këmbëkryq në këto 12 vite e në veçanti në këto 4 vitet e fundit.
Ndaj ishte si një shkrepse në kashtë të thatë kur shprehjes tashmë virale iu përgjigj i madh e i vogël, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Matematikës së korrupsionit të Edi Ramës, iu përgjigj çdokush dhe tashmë i madh e i vogël e di tabelën e re të shumëzimit, 7x7=313. Është tabela e shumëzimit të korrupsionit, që është edhe burimi i halleve dhe problemeve të shqiptarëve.
Ndaj dhe konomia jonë lëngon, sepse paratë o do jenë në paratë e qytetarëve, o do jenë në xhepat e shokëve të Ramës. Sepse mirëqenia o do t’i takojë të gjithë qytetarëve, ose do të grumbullohet si pasuri e paligjshme tek shokët e Edi Ramës. Sepse suksesi i sipërmarrjes o do jetë burim i meritës, i punës së ndershme, i djersës dhe investimeve të sipërmarrësve shqiptarë, ose do të grabitet nga shokët e Edi Ramës. Të dyja bashkë nuk rrinë. O njëra, o tjetra. Këto halle të shqiptarëve nuk kanë të bëjnë aspak me hallet që lidhin bashkë Edi Ramën me shokët e tij tek 313 dhe disa shoqe, një pjesë rrugës e një pjesë atje, sepse hallet e tyre janë si t’i shpëtojnë drejtësisë. Kjo i lidh bashkë ata, si t’i shpëtojnë drejtësisë.

Whoever interferes in the elections, there is no Rama or Berisha to protect them!
ideas

Of course, Albania does not become electoral heroes!

Pikëpamje konservative: Fushatë për ruajtjen e statusquosë

top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128