
Taulanda Jupi ngre alarmin: Arsimi në Shqipëri po dështon të çlirojë të rinjtë nga varfëria dhe mungesa e strehimit

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 Majit dhe pedagogja e njohur, Taulanda Jupi, ka botuar sot një artikull të rëndësishëm editorial mbi krizën e thellë të arsimit në Shqipëri. Në oped-in e publikuar, ajo trajton hapur dhe pa kompromis realitetin e hidhur me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë: pamundësinë për të dalë nga varfëria dhe mungesa e aksesit në strehim, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t'u arsimuar.
"Ka thuajse zero shanse që një i ri i pastrehë, edhe me diplomë në dorë, të mund të blejë një apartament dhe të shlyejë një kredi banese me pagën që ofron tregu shqiptar," thekson Jupi në opinionin e saj. Ajo ngre alarmin se arsimi shqiptar ka dështuar jo vetëm në përmbushjen e misionit për të ndihmuar të rinjtë të përparojnë ekonomikisht, por edhe në emancipimin e tyre intelektual.
Në thirrjen e saj për veprim, Taulanda Jupi thekson domosdoshmërinë e një reforme rrënjësore në arsim, duke kërkuar një sistem që të mos prodhojë vetëm diploma, por qytetarë të lirë, të aftë për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të pasur për veten dhe për vendin.
Ky oped vjen në kuadër të angazhimit të Taulanda Jupit për të mbrojtur arsimin si themel të zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, një nga shtyllat kryesore të programit të saj elektoral për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025.

The cause was and is just!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128