Visit to Kosovo, Prime Minister Rama is welcomed by Albin Kurti!

2026-02-16 15:48:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Visit to Kosovo, Prime Minister Rama is welcomed by Albin Kurti!

Kryeministri Edi Rama është pritur mesditën e kësaj të hëne në Kosovë, 16 shkurt, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.

Rama u takua më herët me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së.

Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës si një “prokurori idiotësh” pasi ka kërkuar 180 vite burg për 4 ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asgjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.

Rama tha se lufta e UÇK nuk kishte të bënte as me terror dhe as me spastrim etnik por kundër sunduesve të huaj. Rama e cilësoi këtë proces si të nxitur nga raporti famëkeq i Dick Marty pr Dick Marty, për të cilin tha se uron që të mos prehet aty ku është.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është “kërcënuar” për dy vjet nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, pasi sipas tij, nuk lejoi që prokurorët të kërkonin për “prova” edhe në zyrën e Presidentit.

Happening now...

ideas