Çervish-Pulë me qull

Përbërësit:
4-5 racione mish pule
1 litër lëng pule
2 lugë supe miell
2-3 lugë supe gjalpë
3 thelpinj hudhër
1 lugë kafeje kripë
Pak piper i zi
Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Ziejmë mishin e pulës në zjarr të ngadaltë me pak gjalpë dhe pak kripë. Më pas në një tigan kaurdisim miellin me një lugë gjalpë, derisa mielli të marrë ngjyrë të bukur të pjekur. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë që të ftohet. Nga tenxherja largojmë racionet e mishit të pulës dhe lëmë rreth një litër lëng mishi. Shtypim hudhrat, grijmë piperin dhe e vendosim tenxheren në zjarr.
Tek mielli shtojmë pak lëng mishi, e përziejmë mirë dhe e hedhim të gjithë masën në tenxhere. E lëmë të marrë valë, duke e trazuar vazhdimisht derisa të ajkoset. Hedhim lëngun e limonit dhe thelat e mishit, e provojmë për kripën dhe e largojmë nga zjarri. Sipër i shtojmë pak gjalpë të skuqur dhe e servirim të ngrohtë.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
