
Jufka me pulë, tradita dibrane

Përbërësit:
500 gr jufka
1 pulë
2 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
1 domate e grirë
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji rigon ose erëza sipas dëshirës
1 litër lëng pule
Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Kaurdisim pjesët e pulës dhe i lëmë të ziejnë me pak lëng për rreth 30-40 minuta, derisa të zbuten. Pasi të jetë gati, kullojmë dhe ruajmë lëngun për më vonë. Në një tigan të madh ose tenxhere, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen edhe për një minutë. Shtojmë domaten e grirë (ose salcën e domates) dhe e përziejmë mirë.
Hedhim piperin e kuq, rigonin, kripën dhe piperin e zi sipas shijes. Vendosim mishin e pulës në tigan, e përziejmë me përbërësit e tjerë, më pas shtojmë rreth 700 ml lëng pule dhe e lëmë të marrë valë së bashku me salcën. Ndërkohë jufkat i kaurdisim pak minuta sa të marrin një ngjyrë të artë ose mund t'i kalojmë në furrë me pak yndyrë. Hedhim jufkat në lëngun e vluar duke i përzier herë pas here që të mos ngjiten. I lëmë të gatuhen për rreth 10-15 minuta dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëhu Shqipërinë
ideas



top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128