
Supë me bullgur

Përbërësit:
1 filxhan çaji bullgur
1 qepë e vogël
1 karotë
2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
1 lgj salcë domatesh ose 1 domate e pjekur
1 lugë çaji piper të kuq
1.2 litra lëng mishi ose perimesh
Kripë dhe piper sipas shijes
Majdanoz ose kopër të freskët
Lëngu i 1 limoni për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karotën dhe vijojmë me kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë salcën e domates ose domaten e grirë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ziejë për 2 minuta që të lidhen shijet. Më pas shtojmë bullgurin duke e trazuar, hedhim lëngun e mishit ose të perimeve. E lëmë supën të ziejë në zjarr të mesëm për rreth 15 minuta, derisa bullguri të zbutet dhe supa të trashet pak. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e shërbejmë supën të ngrohtë, spërkatur me majdanoz ose kopër të freskët sipër dhe pak lëng limoni për freski.

Sondazhet dhe e vërteta!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128