Dafina Zeqiri tha “pranoj”, këngëtarja poston fotot e veshur nuse

Disa foto të Dafina Zeqirit disa ditë më parë e veshur si nuse “trazuan” gjithë rrjetin, sidomos për faktin se artistja përflitet se i ka dhënë fund lidhjes disa-vjecare me partnerin, Dj Geek, edhe pse një konfirmim zyrtar nga ata vetë nuk ka pasur, teksa për herë të fundit bashkë janë parë në festën e datëlindjes së saj. Sigurisht, fansat e këngëtares u bënë kuriozë për të dhe nisën aludimet nëse kishte të reja nga jeta e saj romantike apo bëhej fjalë për xhirimet e ndonjë videoklipi të re, ku Dafinën do ta shohim me veshjen e bardhë, e me shumë gjasë ky do të jetë shkaku.
Sot Dafina ka postuar disa foto të tjera, ku sërish duket e veshur gati për t’u martuar, madje në altar, teksa bashkangjitur me postimin shkruan “I do”, pra “Unë pranoj”… Se kujt i ka thënë “PO” artistja këtë ende nuk e dimë, kemi parë vetëm një copëz nga personi që është duke e “martuar”, megjithatë nisur nga komentet e bashkëpunëtorëve të saj, me siguri bëhet fjalë për klipin e këngës së radhës.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
