Çfarë bëri Timothée Chalamet pas fitores historike të Knicks?

2026-05-27 16:04:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Çfarë bëri Timothée Chalamet pas fitores historike

Timothée Chalamet ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjet pas festës së çmendur për kualifikimin historik të New York Knicks në finalet e NBA-së. Aktori i njohur festoi krah partneres së tij, Kylie Jenner, menjëherë pas fitores së skuadrës ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 130-93.

Pas ndeshjes, çifti u pa në parket duke përqafuar lojtarët dhe duke festuar me tifozët mes atmosferës elektrizuese në Rocket Arena. Në videot që u bënë virale në rrjet, Timothée dëgjohej duke bërtitur me entuziazëm: “Po shkojmë në finale!”, ndërsa Kylie brohoriste pranë tij.

Një ditë më vonë, aktori ndau në Instagram një foto nga festa, ku shfaqej pranë regjisorit legjendar Spike Lee, një tifoz i përjetshëm i Knicks. Krahas imazhit, Chalamet shkroi: “Çfarë nate, ia vlejti edhe dhimbja e kokës”, duke lënë të kuptohet se festa kishte vazhduar gjatë gjithë natës.

Fitorja shënon një moment historik për Knicks, të cilët rikthehen në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999. Ndërkohë, festimet nuk mbetën vetëm në Cleveland. Kylie Jenner publikoi më pas një foto të Empire State Building të ndriçuar me ngjyrat portokalli dhe blu të skuadrës, duke shkruar: “Disi, përfundova në New York”.

Finalet e NBA-së pritet të nisin më 3 qershor, ndërsa tifozët e Knicks tashmë po jetojnë një nga momentet më emocionuese të historisë së klubit.

Happening now...

ideas