"I am sorry, no sir, Uncle Gerti… with much hatred, I will go!" Selin and Gimbo's epic invitation to Rogerti, at today's wedding

2026-03-05 11:48:42 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"I am sorry, no sir, Uncle Gerti… with much hatred, I will go!"

Edhe vetë “xhaxhi Gerti” u shkri së qeshuri me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë.

Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, teksa kanë nisur që mbrëmë të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Ata mbajtën mbrëmë “festën e beqarisë”, deri në orët e para të mëngjesit dhe u argëtuan teksa kërcenin e këndonin me konkurrentët e tjerë, duke përfunduar festën edhe me një hedhje të çiftit në pishinë.

Ftesa e dasmës:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri.

Happening now...