Juli Xhokaxhi lë televizionin ABC, ja ku do e shohim

2023-02-01 19:06:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Juli Xhokaxhi lë televizionin ABC, ja ku do e shohim

Gazetarja dhe spikerja e lajmeve, Juli Xhokaxhi nuk do të jetë më pjesë e televizionit ABC News.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon kolegët dhe drejtuesit e atij televizioni.

Juli Xhokaxhi njofton se tashmë do të bëhet pjesë e televizionit Top Channel, ku do të moderojë emisionin "Top Talk".

Kjo eksperiencë e saj do të nisë nga e hëna dhe do të jetë çdo ditë, pas edicionit të lajmeve në orën 15:30. Më herët këtë emisionin e moderonte Denis Dyrrnjaja, i cili tashmë nuk është më pjesë e Top Channel.

"Dicka me shume se 12 vite ne ekranin e ABC News. Koha per te lene "Ishullin". Nuk di te numeroj oret e transmetimeve live, edicionet e lajmeve dhe emisionet politike. 

Ngjarje te bukura e te shemtuara. Falenderim per koleget, drejtuesit nder vite. Mirenjohje per shikuesit dhe mbeshtetjen e tyre. 
Nga e hena nis nje eksperience te re ne Top Channel. Cdo dite nga ora 15.00 deri ne 16.30 me "Top Talk"", shkruan ajo.
 

Happening now...

ideas