Shpërthen situata te kryeministria, protestuesit përmbysin “karriget e dialogut” të Ramës

Është përshkallëzuar situata para kryeministrisë, ku pak më herët kryeministri Edi Rama nxori në mënyrë simbolike karriget për dialog me protestuesit. Këta të fundit kanë thyer e përmbysur karriget.
Pedagogët të cilët dolën sot në mbështetje të studentëve, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar bojkot të universitetit.
Ka pasur fillimisht përmbysje dhe thyerje të karrigeve, por nuk ishin pedagogët. Ata kanë kërkuar distancimin, pedagogët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe lirimin e studentëve të ndaluar nga policia. Ata kanë deklaruar se nëse studentët pranojnë të dialogojnë me kryeministrin edhe pedagogët do t’i mbështesin në çdo vendim dhe kanë mbështetur kërkesat e studentëve. Pedagogët kanë dalë në mbrojtje të studentëve dhe kanë deklaruan se do të jenë çdo ditë në orën 10:00 para korpusit universitar dhe nuk do të ketë mësim më, deri në dorëheqje të Ramës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
