Shërbimi dentar privat ka kosto, Kaleci: I kushtueshëm në raport me të ardhurat

Shërbimi stomatologjik privat në Shqipëri është i lirë për të huajt, por i shtrenjtë për shqiptarët. Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogia e Stomatologjisë Belisa Pilafi Kaleci , shprehet se shërbimi dentar ka kosto të cilat variojnë nga materiali, vendndodhja e klinikës dhe mjeku.
“Sa i përket kostos së shërbimeve zhvillimi që ka marrë kohët e fundit turizmi dentar na tregon që shifrat janë relativisht të ulëta me vendet e rajonit. Kur mendojmë familjet me të ardhura mesatare shqiptare, është shërbim relativisht i kushtueshëm. Nëse i referohemi tregut për një mbushje të thjeshtë çmimet variojnë nga 2500 lekë në 3000 lekë”,-tha Belisa Pilafi Kaleci
Por pedagogia sqaron se shërbimi dentar privat apo publik është zgjedhje, por ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është parandalimi.
“Pjesa më e madhe e sëmundjeve që prekin kavitetin oral, ose gojën, ose shëndetin oral dhëmbët, janë lehtësisht të parandalueshme me masa të thjeshta dhe sipas shifrave që publikon OBSH-ja, popullata shqiptare është në gjendje që të marrë kitin bazë për mirëmbajtjen e shëndetit oral”,-tha Belisa Pilafi Kaleci.
Problem më i madh i shëndetit oral në Shqipëri është dëmtimi i dhëmbëve që në fëmijëri.
Raporti global i publikuar nga organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2022, bën me dije se 50% e popullatës ka problem me shëndetin oral.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
