Barcelona është fituesja e Kupës së Mbretit, mposht Realin dhe synon tripletën

Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën e Mbretit duke mundur rivalin historik, Real Madridin, në një finale spektakolare të luajtur në në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla.
Kjo është hera e tretë që dy ekipet u ndeshën mes tyre këtë sezon dhe të treja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga, 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite dhe 3-2 në finalen për Kupën e Mbretit, pas kohës shtesë.
Përsa i përket finales së djeshme, goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për katalanasit.
Gjysma e dytë e pjesës së dytë ishte spektakël më vete ku u shënuan 4 gola. Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës në pjesën e dytë ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh. Barcelona nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 85-të me Ferran Torres, i cili shënoi pasi mori një top të gjatë nga Lamine Yamal dhe përfitoi nga një dalje e gabuar e Thibaut Courtois.
Në minutën e fundit, Raphinha ka një kontakt brenda zonës me Raul Asenscio-n, arbitri fillimisht akordon penallti. Ndërhyn VAR, pas disa minutash tension, arbitri sheh vetë pamjet në ekran dhe anullon penalltinë e dhënë pak më parë dhe ndëshkon me karton të verdhë për simulim Raphinha-n. Koha e rregullt mbyllet përfundimisht 2-2. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
Në 15 minutat e para të shtesës nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërkohë që në minutën e 115-të Barcelona do të gjente golin e avantazhit me Jules Kounde. Francezi shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca.
Përfundimisht, Barcelona fiton 3-2 dhe ngre Kupën e Mbretit për këtë sezon.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


