E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

2025-06-14 23:04:49 / SPORT ALFA PRESS

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim
E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet largimi pas Botërorit të klubeve.

Fjala e fundit i mbetet trajnerit Kivu, që fillimisht do punojë me të. Për Asllanin ndërkohë janë raportuar disa klube të interesuara ku Fiorentina është më e fundit.

Vlera që pret Interi të arkëtojë është rreth 14 milionë euro. Kjo shifër është më e ulët, nga sa zikaltrit kërkonin më parë për Asllanin.

Inteir ka shpenzuar rreth 16 milionë euro në total tek Empoli. Në rast shitje, zikaltrit do të mjaftoheshin me një shifër që i afrohet asaj të cilës është shpenzuar.

 

Happening now...

ideas