Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në Superligën Turke

2023-03-21 16:51:22 / SPORT ALFA PRESS

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dhe së fundi të gjigantëve të Stambollit.

Lajmin e bëjnë me dije mediat turke, të cilat raportojnë se trajneri Okan Buruk ka kërkuar pikërisht sulmuesin 25-vjeçar, për të zëvendësuar Kerem Akturkoglu, i cili duket se do të largohet në fund të sezonit.

Et’hemi, që iu bashkua Istanbulsporit nga Kukësi në verën e 2021-shit, ka kontratë me turqit deri në verën e 2025-ës, megjithatë mund të largohet për shifrën e 1.8 milionë eurove, nëse klubi i tij aktual nuk ia del të mbijetojë në elitën e futbollit.

Nëse transferimi realizohet me sukses, atëherë mund të flitet vërtetë për një hap të madh të Et’hemit, që pas Superligës Turke, do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij edhe në kompeticionet europiane.