Juventus dhe Bayern mendojnë shkëmbimin e bujshëm në mbrojtje

2026-05-28 23:45:10 / SPORT ALFA PRESS

Juventus dhe Bayern mendojnë shkëmbimin e bujshëm në

E ardhmja e Gleison Bremer te Juventus duket gjithnjë e më pak e sigurt, teksa klubi torinez po shqyrton mundësinë e shitjes së disa prej lojtarëve kryesorë për të balancuar financat pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League.

Drejtuesi i klubit, Damien Comolli, në një dalje për mediat ka lënë të kuptohet se Juventus duhet të bëjë sakrifica në merkato për të rikuperuar humbjet ekonomike, ndërsa vëmendja është fokusuar veçanërisht te mbrojtësi brazilian, një nga asetet më të vlefshme të skuadrës.

Pak javë më parë, Bremer kishte shprehur publikisht ambicien për të fituar trofe sa më shpejt, një deklaratë që ka shtuar spekulimet mbi të ardhmen e tij. Edhe pse trajneri Luciano Spalletti e konsideron një element të rëndësishëm të skuadrës, profili i tij taktik nuk përshtatet gjithmonë me kërkesat e teknikut italian.

Për Juventusin, një largim i mundshëm i brazilianit shihet si një lëvizje strategjike jo vetëm për vlerën e konsiderueshme në treg, por edhe për kursimin e pagës së tij, që raportohet të arrijë rreth 6 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Interesimi për Bremer nuk mungon. Disa klube të mëdha të Premier League po monitorojnë situatën, ndërsa në skenë ka hyrë fuqishëm edhe Bayern Munich.

Një transferim i mundshëm në Gjermani mund të hapë një skenar interesant në merkato: largimi i Kim Min-jae nga Bayern dhe rikthimi i tij në Serie A. Koreano-jugori, i cili ka punuar më parë me Spallettin te Napoli kampion, shihet si një profil që trajneri do ta mirëpriste sërish dhe që Juventusi do ta konsideronte me interes.

Në këtë mënyrë, merkatoja mund të prodhojë një efekt domino, ku shitja e Bremer do t’i siguronte Juventusit një fitim të rëndësishëm ekonomik. Mbrojtësi vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe kontrata e tij deri në vitin 2029 i jep klubit bardhezi një pozicion të favorshëm negociues.

Happening now...

ideas