Kampionati “Kategoria Superiore”, FSHF miraton datat e nisjes së edicionit të ri futbollistik

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e fundit ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2024-2025.
Kampionati “Kategoria Superiore” pritet që të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit të vitit 2024 dhe kampionati i rregullt të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.
Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 24 gusht 2024 dhe të përfundojë më 19 prill 2025. Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 26 dhjetor 2024. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 25 shtator 2024 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 4 maj 2025.
Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2024-2025:
Kampionati Kategoria Superiore të fillojë më datë 18.08.2024 dhe të mbarojë në datën 01.05.2025;
Faza “Final Four” e kampionatit Kategoria Superiore të fillojë më datë 09.05.2025 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;
Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 26.12.2024;
Kupa e Shqiperisë të fillojë më datë 25.09.2024 dhe të mbarojë në datën 04.05.2025;
Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datë 24.08.2024 dhe të mbarojë në datën 19.04.2025;
Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datë 21.09.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;
Kampionati i Kategorisë së Tretë të fillojë më datë 20.10.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;
Kampionati i Vajzave të fillojë më datë 28.09.2024 dhe të mbarojë në datën 26.04.2025;
Faza “Final Four” e kampionatit të vajzave të fillojë më datë 04.05.2025 dhe të mbarojë në datën 18.05.2025;
Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 02.10.2024 dhe të mbarojë në datën 25.04.2025;
Kampionati U-19 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;
Kampionati U-18 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;
Kampionati U-17 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;
Kampionati U-16 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;
Kampionati U-15 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;
Kampionati U-14 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;
Kampionati U-13 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-16 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;
Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;
-
Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares
9 Korrik, 12:48
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

