Lamine Yamal, ‘ylli’ i ri i Barcelonës me ëndrrat e mëdha të një kampioni

2025-06-19 15:42:24 / SPORT ALFA PRESS
Lamine Yamal, ‘ylli’ i ri i Barcelonës me ëndrrat e

Më 13 korrik, Lamine Yamal do të mbushë 18 vjeç, por pavarësisht moshës, ‘ylli’ i Barcelonës tashmë flet si një kampion me përvojë.

Në dokumentarin e publikuar së fundmi nga “Inside Barça”, talenti spanjoll tregon ambiciet e tij për të ardhmen dhe vendosmërinë për të fituar Champions League dhe Kupën e Botës.

"Nga mosha 18 pres gjithçka që kam përjetuar në 16 dhe 17, por tani dua edhe titujt që më mungojnë: Champions dhe Botërorin", shprehet Yamal, me një vendosmëri që i shkon përtej viteve të tij.

“Nuk mendoj për faktin që kam shumë vite për të luajtur, dua të fitoj tani”, shton ai.

Për sulmuesin e Barcelonës, sukseset e ardhshme janë të lidhura ngushtë me rritjen e tij personale. “Me kalimin e viteve, trupi im do të rritet dhe do të ndiej gjithnjë e më shumë përparësi në fushë. Do të ndihem më i sigurt, më i fortë”.

Ai ndalet edhe te triumfet aktuale të ekipit, veçanërisht ndaj Real Madridit.

“Fitimi i Superkupës ndaj Realit na dha shumë besim. Ndërsa në finalen e Kupës ndjeva për herë të parë stres të vërtetë, por e shijova gjithsesi. Ndaj Real Madridit është gjithmonë e veçantë,  t’i luash dhe fitosh kundër tyre është diçka që e ke ëndërruar si fëmijë”.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, nuk kursen lavdërimet: “Lamine është një gjeni. I kemi bërë një ‘repóquer’ Realit, sepse i kemi mundur edhe në miqësore”.

Në këtë fazë të karrierës, Lamine Yamal nuk është më thjesht një premtim, ai është tashmë një faktor vendimtar për Barcelonën dhe një nga figurat më të ndritura të futbollit europian. E ardhmja është e tij, por ai kërkon gjithçka tani.

Happening now...

ideas