Leao: Fanella si lëkurë e dytë, në derbi vendoset gjithçka

Për herë të parë në vitin 2025, Milani ka përfunduar një ndeshje (ndaj Atalantës) të kampionatit në shtëpi pa shënuar.
“Djalli” nuk kishte regjistruar 51 ose më pak pikë pas 33 javëve në Serinë A që nga viti 2014/15 (43 në atë rast) dhe ekipi mbetej jashtë Europe, siç ka gjasa që t’i ndodhë edhe sivjet. Situatë e rëndë, por që duhet zgjidhur, pasi nesër është derbi në Kupën e Italisë kundër Interit. Për temat më “të nxehta” ka folur Rafael Leao në një intervistë për Masimo Ambrozinin, ish-mesfushori kuqezi që aktualisht punon si opinionist në rrjetin “DAZN”.
Si është atmosfera në skuadër?
Të mërzitur, por nuk e kemi humbur besimin. Ndryshimi i modulit me këtë 3-5-2 na ka ndryshuar, jemi më të mbrojtur dhe nuk pësojmë gola aq shpesh sa dikur. Sipas meje, në ndeshjet e fundit të sezonit, gjërat do të jenë mirë kështu, në mbrojtje dhe në sulm. Lojtarët përpara ndihen më rehat. Ndonjëherë mund të mbrohemi shumë mirë dhe pastaj vjen një top i vdekur ose një këndore dhe pësojmë. Gjëra që ndodhin, nuk është se ka një arsye konkrete.
A jeni i vetëdijshëm se sa i fortë jeni dhe cilat janë arsyet e këtij sezoni kaq të dobët në nivel ekipi?
Nuk ka asnjë arsye. Futbolli është i tillë. Ne lojtarët dhe trajneri, përpiqemi t’i bëjmë gjërat mirë dhe të sjellim gjëra pozitive. Por, ja që nuk mund të kontrollojmë gjithçka, por mund të them që ky ekip ka lojtarë shumë të rëndësishëm që duhet të luajnë më shumë kohë së bashku, për të kuptuar të gjitha lëvizjet në fushë. Në derbi do të kemi shansin e fundit për të ndryshuar sezonin.
Pse vuan kaq shumë kjo skuadër?
Është e vështirë të shpjegohet. Nuk vij këtu për të thënë gjithmonë të njëjtat gjëra. Ajo që mund të them është se që nga ardhja e Konseisaos kemi arritur shpesh të përmbysim disa ndeshje. Këtë karakteristikë na e shtoi trajneri.
Mendoni se gaboni shumë përpara porte?
Ndaj Atalantës patëm 2-3 raste për të shënuar, por kështu e ka futbolli. Mund të shënonim në një moment para se Atalanta të niste një kundërsulm, që është specialiteti i tyre. Barazimi do të kishte qenë më i drejtë. Në mbrojtje nuk ishim keq. Mund të kishim bërë më shumë në sulm, por barazimi do të ishte mjaft i drejtë. Duhet të vazhdojmë të mendojmë pozitivisht. Disfata me Atalantën na lëkundi, por jemi të vetëdijshëm që këtë javë ka një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duam t’iu japim diçka tifozëve tanë.
As ju nuk po shënoni shpesh. Si e shpjegoni mungesën dhe golit?
Ne lojtarët përpiqemi të bëjmë më të mirën, është një gjë instinktive ku nëse më duhet të gjuaj, gjuaj. Në ndeshjen e javës së kaluar ishin po këta lojtarë që shënuan katër gola. Mund të bëjmë më shumë para portës, thjesht duhet ta zgjedhim lojën tonë më mirë.
Në pozicionin e ri më afër qendrës, si ndiheni?
Jam shumë komod dhe më i lirë, më afër portës. Më mungojnë golat në “San Siro”. Goli është i rëndësishëm për mua, por nuk e kam fiksim. Duhet të vazhdojmë të punojmë.
Matematika ju mban në lojë, por sa shanse për të arritur në Europë kanë ndeshjet e radhës?
Tani jemi jashtë Europës dhe mund t’i përgatisim mirë ndeshjet e mbetura. Ndaj Udinezes shkoi shumë mirë, ndërsa me Atalantën ishte një ndeshje e çuditshme. Mund të kishim shënuar golin e parë, sidomos pasi kishim hyrë me më shumë vendosmëri dhe dëshirë në pjesën e dytë, por me një kundërsulm, ata arritën të na shënonin.
Të mërkurën ka një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të japim gjithçka, të fitojmë, të shkojmë në finale dhe të sjellim gëzim për të gjithë tifozët, përfshirë edhe ju (duke iu referuar Ambrozinit) që jeni milanist. Por, edhe për ne: ky sezon është shumë i vështirë. Ne do të përpiqemi të japim diçka për të gjithë ju.
Sa përgjegjësi ndjeni përpara kësaj sfide me Interin?
Është një derbi, nuk ka shumë për të thënë: duhet të hyjmë me dëshirën e duhur për të fituar. Dhe më pas merret vetë me mend se është një garë që duhet fituar.
U bëtë burrë te Milani, a është ky momenti më i çuditshëm?
E vështirë ka qenë shumë, në fakt. Kur mbërrita këtu, Milani më dha vetëdijen që të mos dorëzohem kurrë dhe të kem krenarinë të luaj me këtë fanellë dhe të jap gjithçka. Do të mundohem të sjell energji të mirë dhe që tani kemi nisur të mendojmë për ndeshjen shumë të rëndësishme me Interin, që mund të na ndryshojë sezonin.
Trajneri na solli energjinë për të mos u dorëzuar kurrë, për të vazhduar punën deri në fund. Kishte ndeshje ku ne ishim prapa, por u kthyem. Tani besojmë deri në fund, duhet të qëndrojmë pozitivë dhe të punojmë mirë. Dhe le të fokusohemi te derbi.
Derbi, ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Çfarë do t’u kërkoni shokëve?
Do t’u kërkoj vetëm energji pozitive. Nuk ka shumë për të folur kur bëhet fjalë për derbin. Ekziston një mundësi për të fituar diçka të rëndësishme dhe për të dhënë diçka për tifozët tanë.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

