Makina e Panuccit shpërthen në flakë, çfarë dyshon policia

Një Audi në pronësi të ish-futbollistit të Romës, Christian Panucci, mori flakë ndërsa ishte e parkuar në vilën e tij në zonën mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto, më 21 prill në Romë.
Në momentin e rënies së zjarrit, Panucci ndodhej jashtë vendit dhe nuk ishte i pranishëm në shtëpi, duke mos mundur të ofronte detaje mbi ngjarjen.
Djali i tij, Juan, që jeton aktualisht në vilë, nuk ka pësuar asnjë dëm nga zjarri. Pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u shuan përpara se ato të përhapen më tej, duke shmangur dëmtimin e shtëpisë dhe pasurive të tjera.
Zjarri nuk ka shkaktuar lëndime fizike apo helmime, falë reagimit të menjëhershëm.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit dhe po shqyrtojnë mundësinë e zjarrvënies qëllimisht.
Dyshimet janë të orientuara kah mundësia që dikush mund të ketë hyrë në vilë dhe i ka vënë flakën automjetit Audi.
Policia ka marrë pamje nga kamerat e sigurisë në vilën e Panuccit dhe në zonën përreth, për të identifikuar çdo person të dyshimtë që mund të ketë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes.
Panucci, i cili ndodhej me pushime në Dubai, është njoftuar për incidentin dhe ka shprehur dëshirën për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.
Po ashtu në dhjetor të vitit 2011 Panucci u grabit nga dy banditë të armatosur me pistoleta, të cilët i drejtuan armën në kokë për ta detyruar të dorëzonte portofolin pasi e detyruan të dilte nga Smart. Jo vetëm kaq. Në shtator të dy viteve më parë, ish-futbollisti ishte viktimë e një vjedhjeje të madhe në të njëjtën shtëpi ku jetonte në atë kohë, në Anagnina:
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, periudhën më të gjatë të karrierës e kaloi si futbollist te AS Roma, ku dhe shënjoi një pjesë të rëndësishme të historisë së tij profesionale ndërsa tani është një komentator televiziv për Mediaset.

Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
